Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Melania padit djalin e Biden

12:42 / August 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3964
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Melania Trump, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërcënuar se do të padisë Hunter Biden, djalin e ish presidentit Amerikan Joe Biden duke kërkuar prej tij një dëmshpërblim prej më shumë se 1 miliardë dollarë, pas deklaratave të tij se ajo ishte prezantuar me bashkëshortin e saj Donald Trump nga trafikanti seksual Jeffrey Epstein. Avokatët e zonjës Trump e kanë përshkruar pretendimin si “të rremë, shpifës, fyes dhe nxitës”. Në një intervistë të dhënë më herët këtë muaj, Hunter Biden kritikoi ashpër lidhjet e dikurshme të Donald Trump me Epstein-in, duke thënë se ky i fundit kishte ndërmjetësuar njohjen e çiftit presidencial. Donald Trump ka pranuar se dikur ka qenë mik me Epstein-in, por ka deklaruar se marrëdhëniet e tyre u prishën në fillim të viteve 2000, pasi financieri i ndjerë kishte marrë punonjës nga spa-ja e klubit të tij të golfit në Florida.

Në një letër drejtuar avokatit të Hunter Biden, ekipi ligjor i zonjës së Parë kërkon tërheqjen e menjëhershme të deklaratës dhe një kërkimfalje publike, ndryshe ajo do të ndërmarrë veprime ligjore për dëmshpërblim që tejkalon 1 miliard dollarë. Në letër thuhet se pretendimi ka shkaktuar “dëm të madh financiar dhe në reputacionin ” e Melania Trump.

Pretendimi i Hunter Biden u lidh edhe me shkrime të gazetarit Michael Wolff, autor i një biografie kritike për Donald Trump. Megjithatë, media amerikane The Daily Beast, e cila kishte publikuar një artikull mbi këtë çështje, e ka hequr më pas artikullin dhe ka kërkuar falje, pasi avokatët e zonjës Trump kundershtuan përmbajtjen e artikullit . Nuk ka asnjë provë që Melania dhe Donald Trump janë prezantuar nga Epstein. Sipas një interviste të dhënë për mediat amerikane në vitin 2016, Melania ka treguar se e ka njohur Donald Trump në nëntor 1998, në një festë të organizuar nga një agjent modelesh. Mundesia qe Melania Trump te padise djalin e ish presidentit Amerikan vjen ne nje kohre kur presioni mbi Shtëpinë e Bardhë për publikimin e të ashtuquajturave “dosje Epstein” – dokumente të pazbuluara më parë për hetimet ndaj tij eshte shtuar . FBI –ja dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë kanë deklaruar se në realitet nuk egziston asnjë listë klientësh të shantazhuar të lidhur me Epstain.

biden djali melania padi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.