Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Meloni dhe Zelensky takohen në Romë, kryeministrja italiane: Mbështetja për Ukrainën është thelbësore për sigurinë e Evropës

19:56 / April 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meloni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua sot në Romë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“E konsiderojmë mbështetjen ndaj Ukrainës si strategjike, pasi në lojë është edhe siguria e Evropës. Italia synon të kontribuojë për të arritur zgjidhje të pranueshme nga të gjithë, të cilat mund të mbrojnë sovranitetin e Kievit”, deklaroi kryeministrja italiane pas përfundimit të takimit.

“Në kuadër të vendeve të G7 do të vazhdojmë të promovojmë masa presioni ekonomik ndaj Rusisë dhe do të punojmë për të garantuar mbështetjen financiare për Ukrainën, siç është vendosur nga Këshilli Evropian”, shtoi ajo.

Meloni theksoi gjithashtu se vendi i saj shpreson që të nisë procesi i anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe se Italia synon të zhvillojë prodhim të përbashkët dronësh me Kievin, “një sektor në të cilin Ukraina ka siguruar një rol kyç”.

Presidenti ukrainas dhe kryeministrja italiane iu referuan edhe luftës në Iran. “Ne vazhdojmë të besojmë në armëpushim dhe shpresojmë që procesi i paqes të mund të rifillojë, edhe pse situata mbetet e vështirë”, deklaroi kreu i qeverisë italiane. “Dua të kujtoj solidaritetin që dy vendet tona kanë treguar, veçanërisht ndaj shteteve të Gjirit”, shtoi Meloni.

Nga ana e tij, Volodymyr Zelensky theksoi se vendi i tij bashkëpunon me Italinë për të garantuar sigurinë dhe falënderoi kryeministren italiane “për përpjekjet personale që po bën për mbrojtjen e interesave evropiane”.

“Diskutuam për situatën në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik. Është e rëndësishme që, pas këtij konflikti, të rritet siguria – është një çështje që prek të gjithë botën. Kostoja e jetesës po rritet për të gjithë, ndërsa rreziqet në fushën e energjisë po shtohen. Na duhet një sistem mbrojtjeje efektiv dhe synimi ynë është të bashkojmë kapacitetet tona me ato të partnerëve. Ka interes nga ana e Italisë dhe po punojmë për të rritur bashkëpunimin mes kompanive të sektorit të mbrojtjes”, u shpreh, ndër të tjera, presidenti ukrainas.

meloni rome sigurine takohen zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.