Kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh e lumtur pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Italisë dhe Shqipërisë në Romë, ku u nënshkruan 16 marrëveshje të ndryshme, kryesisht në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake. ”Një ditë që për marrëdhëniet tona dypalëshe, mund të përshkruhet historike. Jo sepse është hera e parë që dy qeveritë tona takohen në këtë mënyrë, por edhe për shkak të sasisë që marrëveshjeve që janë nënshkruar. Marrëdhëniet tona shkojnë përtej interesave reciproke. Të gjithë u prekëm kur gjatë takimit, folën më shumë se 20 ministra, dhe të gjithë në italisht, pa pasur nevojë për përkthim. Kjo tregon se sa shumë Italia ka qenë pikë referimi për Italinë”, tha Meloni.
Ajo vuri në dukje faktin se Italia është partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë, me mbi 3000 biznese italiane që veprojnë në vendin tonë. Meloni gjithashtu tha se ka rënë dakord me Ramën për organizimin e një organizimi i një forumi biznesi brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2026.
Meloni shtoi se kemi një marrëveshje me frymë europiane dhe se Shqipëria po sillet si vend anëtar i BE-së. Sipas kryeministres së Italisë, shumë u përpoqën ta pengojnë marrëveshjen, por do të ecin para. ”U tregua është fakti që Shqipëria sillet si një vend anëtar i BE. Kam gjykuar dhe vazhdoj që të gjykojë se është marrëveshje me frymë të thellë evropiane, migrimi është fenomen mbarë evropian, marrëveshje novatore që ka ngjallur interesin e shumë vendeve të tjera, jo të gjithë arritën ta kuptonin vlefshmërinë e këtij modeli, ne jemi të vendosur të vazhdojmë para”, tha Meloni.
Kurse Rama theksoi se partneriteti mes shtetin italian do të forcohet më shumë teksa rendit një sërë projektesh të reja, kryesisht në sektorin e energjisë. ”Kemi një nga projektet më më të mëdha për energjinë në Evropë që po ecën përpara, përmes linjës interkoneksionit mes Shqipërisë dhe Italisë me pjesëmarrjen e Arabe, por jemi duke punuar për një tjetër projekt, që do të lidhë Lindjen me Perëndimin. Pastaj kemi dhe kulturën. Nëse nuk do të ishte e pranishme kultura, nuk do të ishte as Italia. Kjo nderon qeverinë por dhe ministrin.
Jam i lumtur të iu bashkohem juve në kritikat që do tiu bëhen nga shtypi, por përsa më takon më në fund pas kaq shumë vitesh kemi një marrëveshje konkrete për të bërë bashkë një strukturë më rendësi shumë të madhe evropiane. Pra për ta mbyllur, do të doja të shtoja që do të ishte qershia mbi torte nëse në vitin 2028, vit që Italia do të marrë kryesinë e KE, dhe kur Giorgia do të mbajë rolin e dyfishtë, atë të kryeministres dhe presidentes të KE, qeshni por koha do të kalojë dhe do të shihni që unë kam gjithmonë të drejtë. Gaboja kur isha më i ri si ministër i Kulturës, por tani që jam një vereran, besoj se nuk gaboj”, tha Rama.
