Një 65-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës e Sipërme të Memaliajt.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune por vetëm ato të shkaktuara nga arma e gjahut. Policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve.
NJOFTIM
Memaliaj/Informacion paraprak
Më datë 27.01.2021, rreth orës 03:15, në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj, në banesën e tij është vetvrarë me armë gjahu shtetasi N. M., 65 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e gjahut.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
