Trajneri Edi Reja kishte planifikuar që të afronte një futbollist tjetër nga Kategoria Superiore dhe duket se e ka piketuar për të ardhmen. Këtë e ka zbuluar menaxheri i klubit të Laçit, Dario Pali, i cili ka treguar se Reja kishte planifikuar një futbollist nga Superiorja për ndeshjet ndaj Kazakistanit e Lituanisë për të zëvendësuar Elseid Hysajn.
Në “Pressng”, ai ka bërë të ditur se Albion Marku ishte pikasur nga trajneri në ndeshjet e muajit të kaluar të Shpresave, ku ai kishte qenë titullar dhe ishte vlerësuar pozitivisht. Ndaj trajneri kishte menduar ta ftonte në një moment kur po tesonte lojtarë që mund të zëvendësonin Elseid Hysajn e pezulluar. “Ka qenë Marku pjesë e kombëtares për këto ndeshje”, konfirmoi Pali.
Megjithatë, një dëmtim i pësuar në ndeshjen ndaj Hapoel Ber Sheva, prishi planet e trajnerit të kuqezinjve pasi futbollisti nuk ishte në formë të mirë për këto sfida ndaj nuk u ftua në këtë grumbullim.