Menaxheri i futbollit, Andi Matraxhiu, ka “thumbuar” Dritan Shakohoxhën. Meqë trajneri Edy Reja është detyruar të qëndrojë i izoluar në Itali dhe nuk po punon, komentatori i Supersport është shprehur se ai nuk e meriton të paguhet nga Federata.
Për këtë Matraxhiu e ka sulmuar hapur Shakohoxhën, duke thënë publikisht se ky i fundit ka sulmuar tifozët kuqezi për të mbrojtur interesat e tij. “Sulmon trajnerin e Kombëtares, ai që i është vënë kundër tifozëve kuqezi për të mbrojtur interesat e tij. Tani që s’i bie dot derës, troket si i dëshpëruar në pragun e saj”, ka reaguar Matraxhiu, duke iu referuar faktit që Shakohoxha së fundmi nuk e ka më miqësinë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, si më parë.
