Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Menaxhimi i pasurive të sekuestruara zyrtarisht në varësi të Lleshajt, Agjencia merr në dorëzim edhe provat

23:10 / April 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MB Pronat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara kalon zyrtarisht nga Ministria e Financave në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Ka hyrë sot në fuqi ndryshimi në ligjin për sekuestrimin e pasurive të krimit. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara kalon zyrtarisht nga Ministria e Financave në varësi të Ministrisë së Brendshme. Kjo agjenci tashmë do të marrë në ngarkim edhe provat materiale, përveç pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë apo me urdhra administrativë.

Gjithashtu ndër të tjera synohet administrimi i pasurive të sekuestruara vite më parë. Sipas ligjit të miratuar qëllimi është  miradministrimi  dhe përdorimi  sa  më  efiçent,  efektiv  dhe  ekonomik  i pasurive   të   sekuestruara   e   të   konfiskuara   nga organet e drejtësisë ose pasurive të sekuestruara nga organet  administrative,  rikthimi  në  komunitet  i pasurive  të  fituara  në  mënyrë  të  paligjshme  dhe kompensimi financiar i viktimave të krimit.

Agjencia,  në  muajin  janar  të  çdo  viti,  i  paraqet Këshillit  të  Ministrave  dhe  komisionit  përgjegjës për çështjet ligjore të Kuvendit, nëpërmjet ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, raportin e   pasurive   të   sekuestruara   dhe   të   konfiskuara përgjatë vitit pararendës, sipas këtij ligji.

Ndryshimet në këtë projektligj, që u kthye në ligj u realizuan në kuadër të paketës “Anti KÇK”, të cilën kreu i shtetit Ilir Meta e riktheu për rishqyrtim në Kuvend, pasi sipas tij ka shkelje të rënda dhe nuk është urgjente.

dorezim menaxhimi pronave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Besimi i ndërtuesve në nivelin më të ulët në 3 vjet, po çmimet?

08:58 / December 4, 2025

Emergjencat civile/ Ministri Demo: Bashkitë do të kenë më shumë fleksibilitet financiar, mjete më efektive për ndërhyrje në territor

20:59 / December 3, 2025

Lançohet “ProTax Albania”, Malaj: Taksë e re mbi pronën, pritet miratimi i ligjit

11:52 / December 3, 2025

Tatimet publikojnë pagat orientuese: Jo më pak se 80 mijë lekë në sektorin e ndërtimit

13:20 / December 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.