Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mendoi se do të gjente parajsën në Itali, Daniela: Kunata më kërkoi borxhin e burrit

18:17 / May 12, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
daniela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Daniela që ka ardhur sot në “Ka Një Mesazh Për Ty” jeton prej 19 vitesh në Itali. Ajo e nisi rrëfimin e saj në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” me fëmijërinë e vështirë në Kombinat ku ndanin shtëpinë me fqinjët, më pas me detyrimin për të punuar pa mundur të vazhdonte gjimnazin.

Në moshën 17-vjeçare, prindërit pranojnë ta martojnë me një djalë që jetonte në Itali. Ajo qëndroi vetëm një javë me të dhe pas njëfarë kohe, erdhi momenti që të shkonte edhe ajo në Itali. Daniela kujton sesi ia kishin përshkruar Italinë, një parajsë të vërtetë, me vila e plot shkëlqim por realiteti ishte një shuplakë.

Daniela: Shkoj në Itali, thosha do gjej parajsën.

Ardit Gjebrea: Sa kate ishte vila që të priste?

Daniela: Kur kam hipur shkallët e atij pallati, kam thënë çfarë shkallësh janë këto, të një të burgosuri? Kam hipur në ato shkallë, kam hyrë në derë dhe kam thënë ku jam këtu? Ato muret me lagështirë, të nxira, çdo gjë në atë shtëpi ishte shqiptare siç ndoshta e kemi, me tapete, me mbulesa, me perde, çdo gjë ishte shqiptare.

Ardit Gjebrea: Kush banonte në atë shtëpi?

Daniela: Unë ika te motra e burrit, kunata ime sepse do të jetoja për pak kohë. Kunata më tregon dhomën, ku do të flija në një divan që do e hapja, për 5-6  muaj që do të rrija mund të flija në një divan. Mirëpo unë pas 6 muajsh ika në Shqipëri, por ika shtatzënë.

Në Shqipëri ndenji vetëm dy javë e më pas u rikthye në Itali. As jeta bashkëshortore nuk ishte mirë pasi çifti kishte vazhdimisht konflikte. Bashkëshorti ishte i lidhur fort me familjen e së motrës dhe nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të ndërtuar një jetesë të qëndrueshme. Ndërkohë, raporti me kunatën pati tendosje që në fillim.

Daniela: Kunata më zhgënjeu pak me thënë të drejtën sepse direkt kur ndamë pjesën e lekëve që do të paguash qiranë, të gjitha sepse çdo gjë ishte gjysmë për gjysmë, mirëpo kunata më thotë që përpara 3 vjetësh burri jot dhe vëllai i saj nuk ka paguar qiranë e shtëpisë kështu që ti duhet të më japësh lekët e shtëpisë dhe unë mbeta.

Ardit Gjebrea: Po ti sa  kishe shkuar.

Daniela: Unë sa kisha shkuar dhe mua babi më kishte çuar me  lekë, jo pa lekë. Thashë po mua babi dhe mami më mësuan që duhet të kesh një edukatë sepse je në shtëpinë e tjetrit dhe nuk duhet të flasësh.

Ardit Gjebrea: Dhe ia dhe të gjitha lekët.

Daniela: Dhe unë i dhashë borxhin e burrit dhe më takonte qiraja e atij muaji dhe kjo gjë më zhgënjeu shumë. Ndërkohë edhe me burrin, nuk është se e mori… “s’ka gjë, ta kërkoi, çfarë duhet të bëj unë tani?” dhe aty filluan edhe  konfliktet me burrin dhe unë këtë gjë e kisha shumë të vështirë se thosha është djersa e babit tim.

Daniela shton se bashkëshorti bëhej xheloz për të sepse në shtëpi hynin e dilnin shumë miq dhe e detyronte që të qëndronte mbyllur në dhomë, shpesh edhe pa ngrënë. Kur erdhi në jetë djali i tyre, ai nuk arrinte të mbante dot në duar të birin sepse reagonte nipi. Situata përfundoi pas dy vitesh kur çifti ia doli që të zhvendosej në një shtëpi tjetër.

borxhet Burri daniela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.