Modelja braziliane, Jennifer Pamplona, gjatë viteve të fundit ka shpenzuar 600 mijë dollarë për t’u dukur si Kim Kardashian,
Trajtimet të cilave i është nënshtruar modelja 28-vjeçare variojnë nga më të sigurtat dhe më të thjeshtat deri tek ato më të rrezikshmet dhe të dëmshmet. Pamplona i është nënshtruar rreth dhjetë ndërhyrjeve estetike në të pasme, dy në gjoks dhe dy rinoplastikë. Përtej një qëllimi, operacionet u kthyen në një obsesion.
“Mendova se mund të ishte e mrekullueshme për karrierën time, kështu që pse jo? Fillova të investoj gjithnjë e më shumë për t’u dukur si Kim. Jo domosdoshmërisht si ajo, por për të marrë pamjen karakteristike të Kardashianëve”, shpjegoi Pamplona.
Arsyeja pse filloi operacionet ishte sepse gjatë kohës kur ishte studente vuante nga “bullizmi”.
Mirëpo, tani ajo është penduar për operacionet, ndaj ka një këshillë për gjithë ata që tundohen:
“Unë i këshilloj që të mos bëjnë ndërhyrje kirurgjikale sepse nuk ua zgjidh të gjitha problemet dhe mund të kthehet lehtësisht në varësi”, tha ai.