Një furgon i policisë kufitare është përfshirë në një aksident në Pogradec dhe pasi ka dalë nga rruga ka hyrë brenda një banese.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Petrushës, ku mjeti tip furgon i Policisë Kufitare pasi është përplasur me një tjetër mjet tip Audi ka dalë nga rruga dhe ka prishur murin e shtëpisë së shtetasit Irjat Hyko duke hyrë brenda. “Mendova se ishte bombë”, u shpreh i zoti i shtëpisë.
