Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me Vlorën, ku përmes një video flet për projektet e saj, ku kryesori është aeroporti.
“Vlonjatët do të ndihen krenarë”, thotë Rama në këtë video.
“Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë Nju Jork dhe Nju-Jork Vlorë sepse “Fan Nolin” ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri. Ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar Akademinë e Aviacionit që do prodhojë ekspertët shqiptarë e deri te pilotët.
Shqipëria do të jetë një vend ku numri i vizitorëve do të rite eksponencialisht. Jam i bindur që vlonjatët do ndjehen edhe më krenarë, të huajit do ndjehen qysh muajin e parë të mrekulluar në këtë vend. Sot është koha që sëbashku ta bëjmë Shqipërinë që të mos e ulë më kokë, por përkundrazi ta ngrejë lart e më lart,” shprehet kryeministri.
