Këngëtari Mentor Haziri ka kritikuar organizmin e festivalit ‘Sunny Hill’ që po zhvillohet në Prishtinë.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Mentori thekson se disa këngëtarë shqiptarë po këndojnë playback në skenën e “Sunny Hill”, edhe pse i kanë të gjitha kushtet për të interpretuar live.
“Të ashtuquajturit këngëtarët tanë mbrëmë e sonte duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’”, shkruan Haziri.
