Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mentor Kika/ Berisha ta kërkojnë drejtësinë, por ne të tjerët të ruajmë moralin!

23:43 / May 20, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lajmi që DASH ka ndaluar hyrjen e familjes Berisha në SHBA, shkaktoi dy lloje reagimesh. Festë në kampin e kundërshtarëve të tij dhe hidhërim e solidaritet tek mbështetësit. Ata të gëzuarit, bërtisnin, edhe nëpër studio televizonesh, se kjo është fitorja më e madhe, se ky është fundi i të keqes, se historia tani ndryshoi, se Berisha tani do kalbet në burg etj etj.Ata të tjerët, përbetoheshin se Berisha do të vazhdojë të jetë burrë shteti, se ata janë me të, se do ta mbështesin, se ai është vetë historia, se ai…. Kjo është një komedi e vërtetë. Fiks “Koncert në vitin ‘36”Mbrojtësit e Berishës, në fakt iu “sulën” Amerikës, me akuza, sharje e fyerje. Padyshim që Amerika nuk shqetësohet nga këto reagime dhe as ka nevojë për ndonjë mbrojtës, si puna ime.Por ajo që më shqetësoi mua është lehtësia me të cilën në të lavdërojmë dhe të shajmë, sa lehtë të bëjmë hero, e sa lehtë të bëjmë tradhëtar. Sa shpejt të bëjmë mik, e sa shpejt armik. Dhe kjo besoj se lidhet me karakterin tonë si njerëz. Psh: Kur DASH publikon raportet për korrupsionin, të drejtat e njeriut, lirinë e medias, opozita ia tund qeverisë si tregues i të vërtetës, kur ato janë kritike. Jo vetëm kjo opozitë, të kuptohemi. Megjithatë, përtej kësaj,Nëse ka një konstante historike, është kjo: SHBA ka qenë në krah të shqiptarëve. Nuk na ka dhënë vaj e miell, por ka qenë aty, pro nesh, kur janë marrë vendime të mëdha për historinë dhe ekzistencën tonë. Që në lindjen e shtetit dhe kombit në 1918, çlirimin e Kosovës, shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, futjen e Shqipërisë në NATO…Nëse duhet të ketë një konstante historike, është kjo: Ne shqiptarët duhet të jemi përjetësisht mirënjohes për këtë aleat të madh, që nuk lidhet as me emrin e presidentit, as me emrin e sekretarit të jashtëm, e as me emrin e një ambasadori.Nëse djali dhe vajza e Berishës janë pasuruar duke abuzuar pushtetin që i ka dhënë i ati, le të shkojnë në burg e matanë burgut dhe këmbën zvarrë tërheqshin për të gjithë sojin e tyre, në opozitë dhe në pushtet qofshin. Berisha po e kërkon drejtësinë e tij në Paris, dhe Zoti dhëntë që të jetë e bardhë. Për akuzat penale, ka të tjera organe në Tiranë që mund ti japin përgjigje. Kjo është punë e tij tashmë.Ne duhet të tregojmë moralin tonë. Mosmirënjohja është një ves i keq, ndoshta më i keqi që mund të ketë një njeri, e aq më keq, një popull.

drejtesine kerkojne Mentor Kikia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.