Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mentor Kikia / Gallatë e madhe në rrjet me Musa Ulqinin. E patë?

18:14 / June 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
musa ulqini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mentor Kikia

Ismet Drishti me Armir Shkurtin e morën në telefon Musa Ulqinin dhe i thanë: Jemi mjekë nga ISHP-ja, dhe me urdhër të Taulant Ballës do të bëjnë testin e koronës të gjithë deputetët e PS. Dhe Musai, pa e zgjatur, tha “mirë”. Pastaj këta çunat, të veshur me përparëse e kapele të bardhë, si mjekë, i thanë “fute këtë gjënë në gojë”. Dhe Muasai e futi, se kështu ka parë në televizor. Pastaj ata i thanë: O ta futëm, ishte lëpirëse… Hahahaha ça gallate. Dhe Musai, pasi i thanë se kjo ishte për qeshur, ishte kamerara e fshetë, në vend që ti shante, qeshi e u tha: Puna e mbarë çuna.

Në fakt Musain, edhe po ta marrësh në telefon e ti thuash, a ma blen një bukë o Musa e ma sill në shtëpi së kam vrarë këmbën, ai ta blen e s’të merr as lekët, edhe pasi ti thoje: Hahahaha ishte kamera e fshehtë. Jo se është i pasur, por sepse Musai është shumë i sinqertë dhe i ndershëm. Ndaj dhe nuk ishte e vështirë fare të “peshkohej”. Nëse i thanë se kemi urdhër që deputetët të bëjnë testin, ai s’ka patur asnjë arsye të mendojë se kjo është gënjeshtër. Sepsë ai vetë nuk gënjen asnjëherë. Unë e kam mik Musain, por jo aq shumë sa të më dhimbset pse në rrjet po bëjnë gallatë me lëpirëse.

Mua më shqetëson një tjetër gjë tjetër më shumë.

Sa të gatshëm jemi ne të qesëndisemi me një njeri, ndershmëria të cilit shkon deri në naivitet. Mediat online vërshuan të japin lajmin e të postojnë videon se si ia futën Musait. Të bësh testin, do të thotë të jesh i përgjegjshëm. Të respektosh mjekun, do të thotë të jesh i përgjegjshëm. Nëse Ismeti do të kishte telefonuar ndonjë nga cubat në parlamet, e ai ti thoshte “shko more pirdhu”, atëherë do të thonim: Heeeee ta dhj..u ë? S’ja fute dot atij, nuk është si Musai ai.
Kamera e fshehtë është humor, por ku ka për protagonistë politikanë është diçka më shumë. Dhe unë do të doja të bënim një herë gallatë e të shqyheshim së qeshuri me ndonjë nga ata politikanë, deputetë e ministra, që meritojnë të shqyhen të gjallë për çfarë i kanë bërë këtij vendi e këtij populli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026

Aksident i rëndë në Golem/ Motomjeti përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

09:24 / August 25, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.