1. Edhe pse mund t’i prisni flokët rregullisht, kjo nuk ndikon në rritjen e shpejtë të tyre . Majat do të dukeshin më të shëndetshme por prerja e tyre e shpeshtë do të ndalonte rritjen e flokut. Stilistët rekomandojnë prerjen çdo 12 javë të flokut vetëm 1/8 e centimetrit .
2. Përdorni serumin sa herë që lani flokët
Sa herë që floku lyhet, pjastrohet apo stilohet, majat dobësohen . Serumi ndihmon që të zëvendësohen lipidet dhe proteinat brenda boshteve të flokut .
3. Mos përdorni shampo sa herë që laheni
Është për t’u shqetësuar kur femrat evitojnë serumin, ndërkohë që është shampoja ajo që nuk duhet përdorur gjithmonë . Qëllimi i përdorimit të shampos është të eliminojë papastërtitë, por në të njëjtën kohë shampoja zhduk dhe yndyrën nga floku, e cila është e rëndësishme për ta mbajtur atë të butë dhe të shëndetshëm .
4. Mos harroni maskat
Stilistet e flokëve sugjerojnë maskën me vajë kokosi sepse ndikon shumë në freskimin e flokut dhe rritjen e tij në mënyrë sa më të shëndetshme. Mbajeni vajin e kokosit për rreth 10 minuta, më pas lajeni normalisht.
5. Shpëlajeni flokun pas çdo larje me ujë të ftohtë .
Uji i ftohtë ndihmon vërtetë në rritjen e flokut dhe për më tepër mban flokun e gjatë të shëndetshëm për më gjatë . Gjithashtu kjo taktikë ndihmon në eliminimin e zbokthit . Ju mjaftojnë vetëm disa sekonda me ujë të ftohtë, dhe do të shikoni një rezultat të shkëlqyer në më pak se një muaj.
Add A Comment