TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Dashnor Sula: Berisha e Meta kanë kohë të reflektojnë deri në shtator, ndryshe…

20:25 / June 1, 2023

Shtohen zërat kundër Berishës pas humbjes: Të jetë president nderi, PD duhet të reflektojë për humbjen

20:16 / June 1, 2023

Arbana Osmani nis pushimet në ishullin e famshëm të VIP-ave

20:11 / June 1, 2023

Kjo shenjë e Horoskopit konsiderohet si manipuluesja më e madhe

20:03 / June 1, 2023

Lulja që simbolizon besnikërinë

19:58 / June 1, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Zgjedhja e Editorit

Meqë marrim si shembull Amerikën…

13:45 / January 4, 20194 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Skënder Minxhozi/

Të enjten në Uashington u shkrua një faqe historie, kur Nancy Pelosi mori në dorë për herë të dytë çekiçin e kreut të dhomës së ulët të ligjvënësve amerikanë. Pelosi, një ndër figurat kyç të demokratëve, u bë gruaja e parë që zgjidhet dy herë në krye të Kongresit. Megjithatë, nuk janë këto detaje unike që e bëjnë ngjitjen e saj në poltronin e lartë të Kongresit, një ngjarje të madhe dhe me shumë peshë në politikën amerikane.

Prej dy vjetësh Amerika jeton politikisht e ndarë, për shkak të stilit qeverisës të presidentit Trump, i cili ka thyer të gjitha barrierat klasike të politikbërjes, brenda dhe jashtë vendit. Rënia e Kongresit në duart e demokratëve në këtë fillimviti përkon me një situatë tejet të acaruar mes Trump e republikanëve nga njëra anë dhe demokratëve e Pelosit, Shumer e të tjerëve liderë liberalë. Të cilët nuk kanë ngurruar të njoftojnë dhe të fillojnë hapat konkrete, për të hetuar dhe për t’u informuar për një mori aspektesh të biznesit dhe menaxhimit politik të Donald Trump. Mediat amerikane njoftojnë se mbi presidentin rëndojnë momentalisht jo më pak se 17 procese hetimore, të cilat kanë të bëjnë me deklarimin e taksave të Trump, lidhjet e dyshuara me Rusinë, Organizatën Trump, Komitetin e Inaugurimit të tij si President, fushatën e tij elektorale, ryshfetet e paguara për të mbyllur gojët e pornostareve, interesa e dyshuara financiare në pjesë të ndryshme të botës etj.

Deri dje këto akuza apo edhe hetime në vijim, kishin që të gjitha një peshë shumë relative. Me të dyja dhomat nën kontroll, republikanët kishin vendosur një mburojë të fortë mbi çdo tentativë për të hetuar dhe dënuar presidentin e tyre. E gjitha kjo ndryshoi kur Nancy Pelosi bëri betimin si kryetare e Kongresit Amerikan dhe kur demokratët u bënë shumicë në dhomën e ulët. Një moment që nga shumë komentatorë shihet si përcaktues për të gjithë presidencën Trump.

Demokratët nuk kanë vonuar për të kthyer në realitet kërcënimet e tyre ndaj presidentit. Hapi i parë, sipas mediave amerikane, do të jetë ai i kalimit të një projektligji që kërkon deklarimin e taksave dhe tatimeve për çdo kandidat presidencial. Nga ana tjetër ata po lëvizin këto orë, për të mbrojtur hetuesin e posaçëm Robert Mueller, i cili po ndjek procesin delikat të lidhjeve të Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në 2016. Demokratët kërcënojnë gjithashtu që të hetojnë të gjitha akuzat kryesore që kanë rënë mbi presidentin këto dy vjet. Një zinxhir hetimesh dhe përplasjesh që duket se tashmë ka nisur.

E premtuan dhe po fillojnë ta bëjnë. Pikërisht ashtu siç e dimë se funksionojnë punët në një demokraci normale. Jo si këtu tek ne, ku akuzat dhjetravjeçare të të gjithëve kundër të gjithëve, kanë prodhuar një vrimë në ujë. Kur në vitet 2003-2004 Berisha sulmonte ministrat e Nanos, njërit prej tyre i thoshte vazhdimisht se “i janë zbardhur flokët” nga kokaina që trafikonte. Pas vitit 2005, kur fitoi zgjedhjet, këtë “flokëbardhin” e bëri…ministër. A nuk hakërrehej ai se do zbulonte kush vodhi floririn në Krrabë, se do dënonte “mamuthët e korrupsionit”? A nuk betohej se do hetonte nga e para vrasjen e Azemit, ngjarjet e ’97 e shumë zullume të vjetra e të reja?

Sa e sa akuza ka prodhuar klasa politike këto 28 vjet që kanë mbetur në faqe gazetash?! A nuk thoshte dikur Edi Rama se sapo të vinte në pushtet (siç erdhi, në 2013), do të hetonte Gërdecin, 21 janarin dhe shkeljet e përbindshme në projektet e financuara me para publike, më së pari Rrugën e Kombit? Çfarë ndodhi? Një mal me rrena.

Dhe rrena janë jo akuzat, pasi ato kanë pasur brenda thuajse gjithmonë diçka të vërtetë. Rrena janë premtimet hipokrite për të bërë drejtësi. Një drejtësi që tek ne vazhdon të vonojë dhe që na bën në thelb të ndryshëm nga politika amerikane, ku kreu i shtetit ka një dyzinë e gjysëm procesesh hetimore mbi shpatulla. Dhe ku prokuroria e FBI hetojnë me vite me rradhë çdo aspekt të jetës dhe veprimtarisë së presidentit të SHBA. Kurse këtu tek ne në dy dekada e gjysëm janë futur në burg një tufë burokratësh të nivelit të ulët a të mesëm dhe kaq. Jemi vërtetë një vend ku për faturën e dritave shkon në burg, por po të vjedhësh një hekurudhë bëhesh, siç e ka thënë Mark Tueini i madh, senator…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

“Nomadët digjitalë”, të punosh pa lëvizur nga shtëpia, trendi që tashmë ka mbërritur dhe në Shqipëri

10:14 / December 26, 2021

‘Po të ishim të vaksinuar do të ishim me kalamajtë’, Rama publikon apelin e pacientëve me Covid nga spitali

14:26 / December 4, 2021

Historiania Nevila Nika rindez debatet për figurën e Enver Hoxhës: Nuk duhet të shihet bardhezi kontributi i tij

11:09 / December 2, 2021

Banorët e Matit: Investimet e ëndërruara prej 30 vitesh po ndryshojnë jetën e qytetarëve

20:20 / November 15, 2021
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Dashnor Sula: Berisha e Meta kanë kohë të reflektojnë deri në shtator, ndryshe…

20:25 / June 1, 2023

Shtohen zërat kundër Berishës pas humbjes: Të jetë president nderi, PD duhet të reflektojë për humbjen

20:16 / June 1, 2023

Vdekja e arvanitasit Theodoros Pangalos, 12 thëniet që bënë historinë politike

19:49 / June 1, 2023

Hapen kutitë e Kamzës/ Rinumërohen votat në KAS

19:04 / June 1, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Dashnor Sula: Berisha e Meta kanë kohë të reflektojnë deri në shtator, ndryshe…

20:25 / June 1, 2023

Shtohen zërat kundër Berishës pas humbjes: Të jetë president nderi, PD duhet të reflektojë për humbjen

20:16 / June 1, 2023

Arbana Osmani nis pushimet në ishullin e famshëm të VIP-ave

20:11 / June 1, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.