Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Merkel kërkon “kreativitet” në bisedimet për Brexit

19:18 / February 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
merkel 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i bëri thirrje Britanisë dhe Bashkimit Evropian që të tregojnë “kreativitet” dhe “vullnet të mirë” në bisedimet e ardhshme për Brexit, apo daljen e Britanisë nga BE-ja. “Ne duam të bëjmë gjithçka për të shmangur Brexit-in pa marrëveshje, sepse një gjë e tillë do t’i rriste pasiguritë”, tha Merkel në një konferencë të përbashkët për media me homologun e Japonisë, Shinzo Abe, në Tokio.

Merkel tha se marrëveshja e divorcit midis Britanisë dhe BE-së është diskutuar me përpikëri dhe se ajo nuk do të rihapet. Megjithatë, ajo tha se mospajtimet si ato rreth kufirit me Irlandën e Veriut mund të diskutohen në një të ashtuquajtur marrëveshje politike që do ta shoqëronte marrëveshjen për Brexit.

Ligjvënësit britanikë, në janar, e kanë kundërshtuar marrëveshjen që ka arritur kryeministrja britanike, Theresa May, me Bashkimin Evropian. Mospajtimi kryesor ka të bëjë me kufirin midis Republikës së Irlandës, e cila është anëtare e BE-së, dhe Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Mbështetësit e Brexit-it thonë se me marrëveshjen e kryeministres May, Britania do të mbetej ngushtë e lidhur me rregullat doganore të BE-së. Zyrtarë të BE-së kanë thënë se marrëveshja që tashmë është arritur, nuk mund të rinegociohet.

Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars të këtij viti. Vendimi pason një referendum të vitit 2016, në të cilin qytetarët britanikë kanë votuar pro Brexit-it. Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje me BE-në do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në bllokun evropian.

bisedime Brexit merkel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.