Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Merkel: Ndihma e shtetit ndaj bizneseve nuk mund të zgjasë përgjithmonë

15:37 / December 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Anela Merkel1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha të shtunën se ndihma aktuale që shteti po jep ndaj bizneseve që janë prekur nga pandemia e koronavirusit, nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Këto komente ajo i bëri teksa Parlamenti gjerman po bëhet gati që të miratojë buxhetin për vitin 2021.

Qeveria federale, shtetet dhe këshillat duhet të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive që të tejkalojmë pandeminë dhe pasojat e saja në mënyrën më të mirë të mundshme, tha Merkel. Të martën, Bundestagu gjerman pritet të debatojë për buxhetin e vitit të ardhshëm, ku një e treta e buxhetit pritet të jetë e dedikuar për financimin e borxheve, raporton Dpa. Qeveria gjermane planifikon që të marrë hua edhe 180 miliardë euro vitin e ardhshëm. Kostot do të jenë edhe më të larta – financiare dhe shoqërore – nëse shumë biznese kolapsojnë dhe humben miliona vende pune, tha kancelarja Merkel.

Ajo shtoi se më 2021, shteti mund të shpenzojë shuma të mëdha parash, të cilat i ka kursyer viteve të fundit. Në përgjithësi, shteti planifikon që të shpenzojë pothuajse gjysmë trilioni euro dhe të marrë hua. Po ashtu janë paralajmëruar edhe shkurtime të taksave për qytetarët. Merkel po ashtu ka thënë se shpreson që virusi gradualisht do të zhduket pasi të nisë vaksinimi në masë.

Megjithatë, ajo ka paralajmëruar se pandemia mund të mos mbarojë brenda muajsh. “Pas pothuajse nëntë muajsh me pandemi, ne tani po e shohim dritën në fund të tunelit”, tha kancelarja gjermane, duke shtuar se shpreson se më shumë vaksina do të jenë të qasshme sa më shpejt që të jetë e mundur. 

biznese merkel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.