Pak orë më parë kryeministri Rama bëri të ditur se është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe se Gjermania e mbështet vendin tonë në çeljen e negociatave.
Ky takim u publikua edhe në faqen zyrtare, në Insagram, të kancelares gjermane. Në rrjetet sociale shihet foto ku Rama i dhuron Angela Merkel librin e tij.
“Kancelarja Merkel mirëpret Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli kancelares librin e tij të fundit si një suvenir”, shkruhet në faqen e kancelares.
