Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Merkel u drejtohet familjarëve: Tregoni durim, askush nuk e nënvlerëson sakrificën tuaj

15:39 / January 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Anela Merkel1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e sheh si “punë të jashtëzakonshme” për familjet kohën e pandemisë. Ajo lutet për durim, ndërkohë që pediatrit paralajmërojnë me ngulm nga pasojat e lockdownit në Gjermani.

“Nuk jemi ende në atë pikë që të hapim shkollat dhe kopshtet”, tha kancelarja Merkel në mesazhin e saj javor në videopodcast, ndërsa shtoi: “Sa më me konsekuencë të veprojmë tani, të heqim dorë nga kontaktet, aty ku është e pashmangshme të mbajmë distancë, të respektojmë rregullat e higjienës e të vemë maskën, aq më shpejt kjo do të jetë e mundur”. Vërtet që shifrat e infektimeve, po bien, sipas Merkelit, por në të njëjtën kohë ka një rrezik real nga mutacionet shumë infektuese të Coronës.  Prandaj duhet që në rrugën tonë në javët e ardhshme të jemi të kujdesshëm dhe të veprojmë me maturi”.

Merkel theksoi se është një punë tejet e jashtëzakonshme për nënat e baballarët, që të kujdesen e bëjnë detyrat bashkë me fëmijët e shkollave fillore, apo të kujdesen krahas punës për fëmijët që duhet të shkonin në kopsht. „

“Që tani mjekët dhe psikoterapistët njoftojnë për rritje masive të rasteve të  ndryshme patologjike të fëmijëve“, u shpreh kreu i Shoqatës Gjermane të Mjekëve të Sigurimit Ligjor, KBV, Andreas Gassen.

Drejtori i Klinikës së Vestfalisë për Fëmijët, Dominik Schneider është i shqetësuar për rastet e problemeve psikike dhe trupore tek fëmijët nga pandemia e Coronës. Në të gjitha shtresat e shoqërisë janë shtuar rastet e problemeve dhe sëmundjeve, tha Schneider në radion gjermane, “Deutschlandfunk“. Si shembuj ai përmendi gjendjen depresive, probleme me ushqyerjen, rritjen e peshës apo sjellje patologjike./DW

merkel tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.