Sali Berisha po përpiqet t’u lexoj demokrateve që marrin pjesë ne “foltoren” e tij, një statut te Partisë Demokratike që nuk ekziston. Nuk besoj se ai nuk di ta lexoj statutin e PD edhe pse nuk I eshte dashur kurrë gjithë jeten. Por tani meqë është ne një fare halli me siguri e ka lexuar.

Duke shfrytëzuar mosbesimin e kultivuar në PD tek statuti I PD, që nuk eshte respektuar kurrë, ai po shpik nje “ungjill sipas Saliut”. Qellimi është që ai te mos e përfundoj kurrë ketë aksion duke kërkuar ne rrugë ligjore objektivin e tij. Ai po kerkon të largoj Lulzim Bashen përmes një lëvizje te rrugës, me qellim që pastaj të krijoj mitin e “mbretit” qe nuk guxon ti prek njeri, pronën private që quhet PD.

Perse Berisha po shpik një “statut” qe nuk ekziston.

Hidhini një sy te shpejt statutit aktual te PD. E di që nuk e ka lexuar njeri, se eshte gjeja me përçmuar në atë seli, por meqë Berisha po I referohet në foltoren e tij, duhet shpjeguar qe po gënjen demokratet.

Statuti ne piken 2 të nenit 43 qartëson që vendimin për mbledhjen e Kuvendi Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose kryesia e PD me propozim të kryetarit. Po ashtu u jepet mundësia ¼ të delegatëve të Kuvendit të mbledhin firma për ta thirrur atë.   Fjalia e dyte që përcakton mbledhjen nga firmat e ¼ të delegateve të Kuvendit, vjen pas fjalis së pare dhe I nënshtrohet kushtit që kërkesa I shkon Këshillit Kombëtar  ose Kryesise dhe ata vendosin për atë. Mbledhja  e firmave për të thirrur Kuvendin nuk është automatike dhe nuk behet pa qartësuar shkakun.

Ne piken 3 te nenit 43, germa  ç, thuhet se Kuvendi Kombëtar ka kompetencë shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Pra që Kuvendi Kombëtar të mblidhet për të shkarkuar Lulzim Bashën, duhet që të ketë një mocion mosbesimi të miratuar nga me shumë se gjysma e anëtarëve te Këshillit Kombëtar. Pa këtë mocion Kuvendi nuk mund  mblidhet dot me rend dite shkarkimin e Lulzim Bashës. Këto nene jane shumë të qarta në statut.

Sali Berisha deri tani nuk ka formuluar ndonjë mocion për shkarkimin e Lulzim Bashes, nuk po ndjek asnjë procedurë që te ben të besosh se ai do të ndjek ndonjë rruge statutore për shkarkimin e Lulzim Bashes dhe mbi të gjitha, nuk do t’i referohet statutit aktual për këtë operacion, por fabulës së tij, nga e cila shpreson se Lulzim Basha duhet zbuar dhe jo duhet shkarkuar.

Problemi I dyte i dyshimtë I Sali Berishes ne ketë lëvizje është gënjeshtra e tij se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet për të ndryshuar statutin, të cilin e shikon si pengese.

Që  kuvendi të mblidhet për të ndryshuar statutin duhet që te jene përgatitur ndryshimet e statutit dhe të kenë kaluar me pare në procedurë.

Procedura për ndryshimet statutore përcaktohet nga neni 60 i statutit. Ky nen shkruan si më poshtë:

Neni 60: Ky Statut mund të rishikohet nga Kuvendi i Partisë me shumicën e të gjithë të anëtarëve të tij sipas propozimeve të Kryesisë së Partisë, së një të katërtës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Për përgatitjen e ndryshimeve në Statut ngrihet dhe funksion Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili është përgjegjës edhe për interpretimin e dispozitave të Statutit. Komisioni i Përhershëm i Statutit përbëhet nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anëtarë ndihmës, dhe caktohet nga Kryesia e Partisë.

Pra që kjo procedure të nis, duhet që së pari Komisioni I përhershëm I Statutit prej 7 vetësh (Ec e gjeje kush jane këta) te bej interpretimin e statutit dhe te certifikoj propozimet për ndryshime në statut. Vetëm pasi ky te ketë çertifikuar ndryshimet, ato mund ti kalojne  Kuvendit për ndryshim.

Formulari I shperdare nga Sali Berisha, që postohet here pas here në rrjetet sociale, është nje formular I bardhe, ne të cilin njerëzit ftohen të firmosin duke shënuar emrin e tyre dhe duke hedhur firme, por nuk ka bashkëngjitur tij, asnjë mocion mosbesimi apo ndonjë propozim për ndryshim statutor. Ai eshte një cop letër, që mund ta perdoresh dhe p rte krijuar parti tjetër, apo shoqate, por kurrë nuk mund te jete nje dokument I vlefshëm per te thirrur nje Kuvend Kombëtar qe të ndryshoj statutin dhe që pastaj te rrezoj Lulzim Bashen.

Sali Berisha eshte I qart për kete, por genjen mbeshtetesit në foltore, pasi thjesht nuk do te bej publik mungesën e plneit që ka ne kete lëvizej haxhiqamiliste. Sot ishte dhe më i qartë se kurrë ne paqartësinë e tij. Duke e ditur se demokratët jane të bindur qe me atë kryetar partie nuk vijnë kurrë ne pushtet, hodhi tezen, se do ta ndaj kryetarin e partisë nga kandidati për kryeministër, meqë e di qe nuk behet dot vet. Sa here eshte në konflikt me SHBA e ben këtë.Por tani është në konflikt te përjetshëm dhe të panegociueshëm.

E beri dhe me 2001, duke hap fjale se kryeministër ne rast fitoreje do të ishte Ridvan Bodja. Pastaj Fatos Nano sa here tallej në parlament me historine e PD, I referohej “regjimit te Ridvan Bodes” qe e kishte arrestuar, pasi me Berishën kishte bere paqe.

Halli I Sali Berishes për të mos treguar se çfarë do bej, natyrisht që është I madh. Nëse nxjerr kandidat, I përçahet foltorja dhe shkojne me Lulin. Nëse nuk thotë që do të të të jem vet kryetar, nuk I vijnë gjithë ata të çmendur ne salle. Nëse thotë do të jem kandidati për kryeministër nuk I shkon me njeri pas, se e dine qe jane të vdekur. Duke u përpjekur të notoje mes gjithë këtyre shkëmbinjve nënujor që i dalin në rrugën që ka nisur për të përdorur PD kundër SHBA, ai po behet qesharak, duke u përpjekur te shpik nje statut te ri të PD, të shpik kandidat te panjohur për kryeministër, te shpik fraksione brenda PD, madje të shpik dhe një Amerike tjetër që e do, e cila udhëhiqet nga Kokalari apo Miraka,  kundër kësaj Amerikes zyrtare që e ka shpallur në Listën e Zeze” të saj, qe udhëhiqet nga Biden apo Blinken. Në telashe te medha është, por telashi me I madh që nuk e kishte parashikuar, është pikërisht nevoja që ti gënjej demokratët se po zbaton statutin e partisë dhe rregullat e PD që i ka harruar dhe vet. Ata te shkretet kane nje jete që nuk kane dëgjuar kurrë për këto gjera. Statuti dhe rregullat e demokracisë brendshme kanë qene një ushqim I ndaluar prej Berishës, prej vitit 1991.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here