Nga Mero Baze
Ndja tij bën ironi, ndaj tij reagon duke e provokuar, atij I lëshon në shpinë Spiropalin dhe drejtues të tjerë të partisë dhe vetëm atij I përgjigjet në çdo gjë që bën.
Herë duke e nxjerrë nga takti, herë duke e nxjerrë dhe nga mendja, ai ka thuajse tre muajtë e fundit, duke gdhendur fytyrën e opozitës me tiparet e Ilir Metës.
I sigurt që është i izoluar ndërkombëtarisht, i pasigurtë psiqikisht, dhe i provokueshëm emocionalisht, ai në të vërtet është duke zbuluar një kryelider të ri opozitar, me të cilën mund të qeshësh dhe qash brenda ditës.
Një ditë e detyron të bëj si I çmendur dhe të flas për vetvrasje, një ditë tjetër të tund një qen në duar , herë tjetër të parashikoj tërmete dhe të kërkoj llogari pse nuk po marrim masa, një ditë duke sharë Spirapalin si gratë e lagjes, një ditë duke shkruar kujtime për “Reformën në Drejtësi” që i lë gjithmonë në mes, një ditë duke sulmuar Taulant Ballën për gjëra që do të publikohen në të ardhmen, sipas tij, etj.
Në një farë mënyre Edi Rama po përdor daljen nga skena të Berishës, i cili nuk bën dot rolin e kryeopozitarit, pasi Luli I ka dhjerë karrigen, dhe po përdor figurën e Metës për ta forcuar si kryeopozitar.
Dhe nuk po lë gjë pa bërë, për tu dukur se kundërshtari i tij është Ilir Meta.
Për fat të tij, Ilir Meta e ka marrë me po aq qejf. Aq me qejf sa kam frikë se edhe kur ta shkarkoj, nga President, do ta ketë mbaruar terapinë e të mbushurit mendjes, se ai është alternativë opozitare në vend.
Ky natyrisht është një lajm i mirë për Edi Ramën por jo për shoqërinë. E vetmja opozitë që po fabrikon Edi Rama është Ilir Meta, se një I tillë I duhet. Po është mirë që shoqëria të bëj opozitën e saj.
