Nga Mero Baze
Kemi dy lajme nga Ilir Meta. Lajmi i keq është se ky njeri ka një plan të detajuar në mendjen e tij për të destabilizuar Shqipërinë dhe për ta çuar përplasjen institucionale në betejë ushtarake.
Lajmi i mirë është se ai nuk ka asgjë në dorë, dhe askënd nga pas. Përfshi dhe ushtrinë që ka keqkuptimin se mund ta përdor për hallet e veta.
Le ti hedhim një sy lajmit të keq. Në takimin e sotëm më diplomatët perëndimor në Tiranë, ai ka dëshmuar se ka një plan. Plani I tij është që të përdor kauzën e opozitës për të destabilizuar vendin, nëse Edi Rama nuk I gjunjëzohet opozitës.
Në këtë kontekst, ai ka treguar pa dashje se dhe protestën e 21 Qershorit e komandon ai, pasi nëse sipas tij, Rama tërhiqet, ai mund ta anulloj protestën. Dhe më tej akoma ka premtuar se do të nxjerr ushtrinë në rrugë, nëse Edi Rama shkon në zgjedhje më 30 Qershor.
Nëse I hedhim një sy gjithë zhvillimeve të opozitës, që nga protestat e dhunëshme e deri fillimi I përplasjes së dhunëshme për të sulmuar KZAZ, ato janë të gjitha akte dhune të nxitura institucionalisht nga Presidenti Ilir Meta.
Çdekretimi prej tij I datës së zgjedhjeve, është fillimi I akteve zyrtare të tij, për të futur vendin në darën e një përplasje të egër politike, me shpresë që do shkohet drejt kaosit.
Pas ç’dekretimit të zgjedhjeve, Ilir Meta dhe Sali Berisha, tentojnë të përdorin 27 bashki që kanë aktualisht drejtues nga PD, LSI dhe Partia e Idrizit e Dules, kundër 34 bashkive që janë me drejtues socialist. Ky është një akt politik, që tenton të përdoret si mekanizëm konfrontimi në prag të zgjedhjeve dhe që ka filluar të zbatohet sot në Shkodër dhe nesër në mesditë, ndoshta në gjithë KZAZ ku drejtojnë këto parti.
Duke tentuar ta ndaj Shqipërinë në pro dhe kundër dekretit të tij antikushtetues dhe të bërë nul nga KQZ që është institucioni që organizon zgjedhjet, Ilir Meta ka vënë veten, në krye të betejës për bllokimin zyrtar me dhunë të zgjedhjeve, duke përdorur opozitën, bashkitë që ajo ka dhe protestat e dhunëshme të saj.
Kërcënimi I tij ndaj shumicës në pushtet, se nëse dorzohet Rama, mund ta anuloj dhe protestën e opozitës, tregon se edhe protesta është një mekanizëm dhune që e komandon në funksion të qëllimit të tij.
Njësoj është dhe përpjekja për ta viktimizuar Lulzim Bashën, herë duke e frikësuar që do e vrasin, e herë që do ta fusin në burg amerikanët, nëse nuk I rri besnikë Metës e Berishës.
Ndërkohë që më 20 Qershor Lulzim Basha ka afatin e fundit për tu paraqitur në prokurori, ndryshe do të shoqërohet me forcë, Ilir Meta ka vrapuar ti jap kurajo kundër SHBA. Ai e ka ftuar Lulzim Bashën në presidencë, më 20 Qershor, në të njëjtën orë që e ka ftuar prokuroria, për ta mbrojtur nga shoqërimi I dhunshëm.
Tani që dhe Ilir Meta të jetë I qetë, ka një lajm të mirë për të.
Ai ka bërë të gjitha çfarë mund të bëj dhe po përpiqet të komandoj një ushtri talebanësh kundër zgjedhjeve, ndaj nuk duhet të vras ndërgjegjia, përse spo ja del dot. Ka bërë një akt juridik të pavlefshëm që po e përdorin siç përdorin talebanët një fatwa të ardhur nga I pari I AL Qaidës. Ka menduar të fus në luftë 27 bashki, kundër 34 të tjerave. Ka menduar të përdor policitë bashkiake të 27 bashkive kundër policisë së shtetit. Ka menduar të shpall dhe të rrezikuar Lulzim Bashën. Ka shpresuar se do të përdor shitje përgjimesh nga prokuroria në gazeta, për të krijuar klimë për revolucion. Në fund ka menduar të përdor dhe ushtrinë duke e nxjerrë në rrugë, ngaqë I ka mbetur në mendje Allende.
Gjithë këta të tjerët para ushtrisë mund ti përdor, pasi lehtëson punën, nëse identifikohen para 30 Qershorit si një ushtri talebane kundër zgjedhjeve dhe mbaron punë drejtësia me ta. Kjo më shumë se një ushtri që shpëton Ilir Metën nga Perëndimi, është një ushtri që mund ti haj kokën.
Por Ushtrinë e Shqipërisë, që është ushtri e NATO-s, nuk e përdor dot kundër Perëndimit, edhe pse I ke mbushur mendjen vetes të sillet si Komandant I një vendi të Traktatit të Varshavës.
Ushtria nuk mund të dal në rrugë, të ndal njerëzit të votojnë, qoftë dhe kundër Presidentit të tyre. Detyra e ushtrisë nuk është të mbroj Presidentin nga populli, por të mbrojë popullin dhe vendin nga armiqtë, qofshin këta dhe presidentë të saj.