William Levy është një nga aktorët e huaj që u ka vjedhur zemrat shqiptarëve me rolet e tij në telenovelat meksikane. Në çdo telenovelë ku William shfaqet do thyente shikueshmëri në Shqipëri.
U bën një kohë e gjatë që aktori nuk shihet më në ekran, por fansat shqiptarë nuk e kanë harruar atë. Në Instastory-n e tij ai ka postuar një foto ku shihen disa suvenire si stilolapsa dhe anije dhe ajo që bie në sy është se në anije është shkruajtur “Albania”, duket se ajo dhuratë i ka ardhur nga Shqipëria.
“Gjithmonë falenderues për këto detaje.”- shkruan aktori krahas postimit.

