Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të enjte në Patos.
Uniformat blu në Fier bëjnë me dije se shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit. Zjarri ka shpërthyer në një apartament që ndodhet në katin e katërt të një pallati në Patos.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Për fat të mirë nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë Vizion Plus ka siguruar pamje nga apartamenti që u përfshi nga flakët.