Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, një automjet ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje në zonën e Llogarasë.
Për fat të mirë shoferi i ka shpëtuar flakëve, ndërsa raportohet se ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.04.2022, rreth orës 07:00, në Llogara, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
