Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Merren masa të reja për faljet në xhami, me maskë e sixhade me vete

11:49 / July 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhami
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e rënduar nga pandemia e koronavirusit ka shqetësuar dhe Komunitetin Musliman Shqiptar, i cili ka ndërmarrë disa kufizime shtesë për shërbesat fetare.

Në një vendim qarkulluesh të KMSH thuhet: “Prej disa muajsh jemi në një situatë të pazakontë, e cila ka sjellë mjaft vështirësi dhe kufizime në jetën dhe përditshmërinë tonë. Të vetëdijshëm që mbrojtja e shëndetit dhe e jetës së çdo njeriu është detyrim parësor për të gjithë ne, që në fillimet e përhapjes së pandemisë COVID-19, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mori disa masa parandaluese dhe vendime kufizuese”, citohet në njoftimin e një dite më parë nga KMSH.

Nga sot, çdokush që shkon në xhami duhet të ketë me vete maskë e sixhade personale, e, pasi të ketë mbaruar faljen, nuk do të mund të qëndrojë dot më asnjë minutë.

“Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kuranë, rafte e të tjera”. Aabdeshanet do të jenë të mbyllura dhe çdo besimtar duhet të ketë marrë abdes që nga shtëpi. Distanca fizike vijon të jetë e padiskutueshme në xhami, e cila do të lërë jashtë dyerve të saj grupmoshat nën 12 vjeç, moshën e tretë, mbi 65 vjeç, si dhe ata me sëmundje kronike.

Koronavirusi ka prekur gjithashtu edhe ritin kryesor të gjithë javës për besimtarët myslimanë. Hytbeja e xhumasë nuk do të jetë më shumë se dhjetë minuta. Kujtojmë që ky është i pari vit që besimtarët myslimanë falën Fiter Bajramin në xhamitë e lagjeve, ndërsa i gjithë Muaji i Shenjtë kaloi në heshtje. Të gjitha gjasat janë që edhe me Kurban Bajramin në ditën e fundit të muajit të ndodhë e njëjta gjë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.