Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla bëri me dije se Kuvendi do i hapë rrugën arrestimit të deputetit të PS Alqi Bllako, kur tha se “për ne e rëndësishme që drejtësia të bëjë detyrën pa u penguar nga asnjë formë imuniteti apo privilegji parlamentar”.
Balla në një deklaratë për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit, ku ishte takuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, bëri me dije se të mërkurën në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren Mandatet e Imunitetet.
“Natyrshëm do vijojë procedura e Kuvendit pa asnjë vonesë në funksion të asaj që unë thashë”, theksoi Balla.
Pyetje: A mendoni se duhet të japë dorëheqjen Alqi Bllako?
Taulant Balla: PS nuk do jetë e nuk ka qenë asnjëherë zyrë avokatore për askënd brenda saj që vendoset në përballje me drejtësinë.
Sapo kryetarja e Kuvendit ka njoftuar edhe thirrjen nesër në oren 18:00 të Këshillit për Rregulloren Mandatet e Imunitetet që është institucioni që vihet në dijeni, është vënë në dijeni edhe deputeti Alqi Blako, natyrshëm do vijojë procedura e Kuvendit pa asnjë vonesë në funksion të asaj që unë thashë.
Për ne e rëndësishme që drejtësia të bëjë detyrën pa u penguar nga asnjë formë imuniteti apo privilegji parlamentar.
Kam komunikuar, edhe kam komunikuar dhe me kryetaren e Kuvendit sapo ne funksion te ecjes sa me shpejt te procedurave parlamentare.
