Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

Merrni çadrat me vete, ja ç’thonë sinoptikanët për motin sot

08:44 / April 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës së sotme në vendin tonë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat më të fokususra do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore, ku pritet që të sjellin dhe shira të pakët. Por herë pas here do të ketë dhe rrebeshe të përkohshme shiu. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim gradual i motit, si fillim në zonat Jugore dhe Qendrore e më pas dhe në zonat Veriore të territorit Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 20°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat do të jenë deri në orët e pasdites, ku parashikohet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje të pakta. Por mbrëmja dhe nata përmirsojnë gradualisht motin në Kosovë.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje të pakta, parashikohet që në intervale të shkurtra kohore të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra shiu.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim gradual i kushteve të motit në MV.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Lindore do të përfshihet nga vranësirat e shumta të cilat do të sjellin reshje dëbore. Po ashtu në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme do të paraqitet pjesa me e madhe e Evropës Qendrore dhe pjesërisht Jugu i kontinentit, ku vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa Ishujt Britanik dhe gadishulli Skandinav do të mbizotërohen nga kthjellimet dhe kalimet e vranësirave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

10:58 / April 5, 2026

Parashikimi i motit për sot/ E dielë e kthjellët dhe me alternime vranësirash…

11:10 / March 29, 2026

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta, parashikimi i motit për sot

10:51 / March 22, 2026

Kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për sot

12:19 / March 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.