Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Merrnin ryshfete në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë

11:20 / July 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qafe bote
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

13 nga 14 doganierët grekë të Qafë Botës të akuzuar për krijimin një organizate kriminale, të cilët merrnin ryshfete në mënyrë të përsëritur janë dërguar në paraburgim.

Deponimet e tyre pranë prokurorit dhe gjyqtarit hetues të Igoumenitsës nisën mëngjesin e së dielës dhe procedura zgjati pothuajse njëzet orë, ndërsa vendimi për paraburgim u bë i njohur sot në orët e para të mëngjesit

Brenda ditës pritet që ata të transferohen në burgje të ndryshme të vendit. Doganierët u arrestuan pas një operacioni të befasishëm nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të policisë greke, pasi kishin qenë nën vëzhgim për më shumë se dy muaj. Në dosje përfshihet një numër i madh përgjimesh telefonike si dhe materiale filmike.

13 punonjësit e doganës bashkë me shefin e tyre kërkonin dhe merrnin rryshfete për të mos kryer kontrolle ndaj automjeteve që kalonin kufirin ose për të mos regjistruar shkelje doganore. Vetëm një punonjëse, sepse ishte e re në shërbim, nuk ishte përfshirë ende në skemë. Sipas dialogëve të përgjuar, ekzistonte edhe një listë çmimesh si psh. për autobusët 10 euron për çdo kalim, ndërsa për makinat private 5-200 euro.

Të akuzuarit vendosnin paratë e ligjshme që paguanin drejtuesit në një kuti dhe ato të ryshfeteve në fund të saj e me pas i ndanin. Në dialogët e regjistruar që u publikuan orët e fundit në shtypin grek dëgjohen doganierë që kërcënojnë një drejtues mjeti nga Shqipëria me gjobë 3000 euro dhe sekuestrim të automjetit, duke i kërkuar 150 euro për ta lënë të kalojë:

Vetëm brenda 15 ditësh ata morën të paktën 450 ryshfete me përfitim mbi 7,000 euro. Gjatë arrestimit u sekuestruan gjithsej 88,000 euro cash, 10 monedha ari, 2 pistoleta dhe tableta narkotikësh. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë pjesëmarrje në organizatë kriminale,marrje dhe dhënie ryshfeti,keqpërdorim detyre, shantazh, shkelje të Kodit Kombëtar Doganor,shkelje të ligjit për armët. Sipas mediave greke dosja me mbi 2000 faqe përfshin dhjetëra persona të tjerë, nga të cilët ka shumë të identifikuar. Hetimet vazhdojnë dhe ndoshta do të ketë edhe arrestime të reja.

akuze doganiere greke organizate qafe bote
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.