Analisti Ergys Mërtiri është shprehur se Ilir Meta, ka qenë një president i pakapur nga Edi Rama.
Në një intervistë për Ora News, me Anila Zyberajn, Mërtiri tha se Meta ishte president që balancoi pushtetet.
Ergys Mërtiri: Ilir Meta, pavarësisht difekteve dhe problemeve që janë reale gjatë presidencës së tij, ka pasur diçka pozitive, ka qenë një president i pa kapur nga Rama. Në kushtet kur kemi të bëjmë me një shtet shumë pranë një autokracie të pa rrëzueshme, çdo institucion që nuk është nën sqetullën e Kryeministrit është diçka me rëndësi politike. Meta pavarësisht gjërave negative që ka bërë, roli i tij si president në aq sa ka pasur mundësi, është se ka balancuar pushtetet.
Teksa ka komentuar zgjedhjen e Bajram Begajt si president, Mëriri tha se ky i fundit do të jetë nën influencën e Ramës, si dhe do të kontrollohet nga ai.
Ergys Mërtiri: Ajo që po vjen tani është thjesht një president, I cili duket që do jetë totalisht nën influencën e Ramës. Është një ministër i Ramës në president. Do të jetë një funksionar që do të kontrollohet plotësisht nga Rama.
Sipas tij: Begaj nuk ka kompetenca, për t’i dalë kundër Ramës por nuk ka as vullnetin sepse duket që ai është shumë mirënjohës Ramës për nderin që i ka bërë.
Rama ka shkelur jo vetëm kushtetutën, por na ka lënë pa gjykata. Nuk besoj se dekretimi është palë me Metën, është i detyruar që të pranojë dorëheqjen. Veprimi i Metës ishte korrekt nga ana ime. Presidenti nuk I merr vendimet, thjesht nga pasojat që sjellë mbi kundërshtarin politik. Kjo nuk ishte e drejtë.