Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mërtiri: Bajram Begaj do të jetë nën influencën e Ramës, s’ka kompetenca për t’i dalë kundër

22:08 / June 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mertiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Ergys Mërtiri është shprehur se Ilir Meta, ka qenë një president i pakapur nga Edi Rama.

Në një intervistë për Ora News, me Anila Zyberajn, Mërtiri tha se Meta ishte president që balancoi pushtetet.

Ergys Mërtiri: Ilir Meta, pavarësisht difekteve dhe problemeve që janë reale gjatë presidencës së tij, ka pasur diçka pozitive, ka qenë një president i pa kapur nga Rama. Në kushtet kur kemi të bëjmë  me një shtet shumë pranë një autokracie të pa rrëzueshme, çdo institucion që nuk është nën sqetullën e Kryeministrit është diçka me rëndësi politike. Meta pavarësisht gjërave negative që ka bërë, roli i tij si president në aq sa ka pasur mundësi, është se ka balancuar pushtetet.

Teksa ka komentuar zgjedhjen e Bajram Begajt si president, Mëriri tha se ky i fundit do të jetë nën influencën e Ramës, si dhe do të kontrollohet nga ai.

Ergys Mërtiri: Ajo që po vjen tani është thjesht një president, I cili duket që do jetë totalisht nën influencën e Ramës. Është një ministër i Ramës në president. Do të jetë një funksionar që do të kontrollohet plotësisht nga Rama.

Sipas tij: Begaj nuk ka kompetenca, për t’i dalë kundër Ramës por nuk ka as vullnetin sepse duket që ai  është shumë mirënjohës Ramës për nderin që i ka bërë.

Rama ka shkelur jo vetëm kushtetutën, por na ka lënë pa gjykata. Nuk besoj se dekretimi është palë me Metën, është i detyruar që të pranojë dorëheqjen. Veprimi i Metës ishte korrekt nga ana ime.  Presidenti nuk I merr vendimet, thjesht nga pasojat që sjellë mbi kundërshtarin politik. Kjo nuk ishte e drejtë.

begaj ergys mertiri influencen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.