Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mërtiri: E gjitha dosja është stisur nga prokurori i SPAK

22:24 / December 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mertiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë diskutimit në Çim Peka LIVE, Mirel Mërtiri ka lëshuar një deklaratë bombë. Mërtiri tha se dosja është e stisur nga prokurori i SPAK, Klodian Braho.

‘Nëse ju dëshironi që unë të flas në emër të zotit Koka, unë nuk e di pse zoti Koka apo ministria pranoi këtë ofertë nga ana jonë.

Unë di të them që zoti Koka dhe të gjithë ata që janë akuzuar për dosjen e Elbasanit, ndodhen në mënyrë të padrejtë në burg.

A e dini ju se njerëzit sot janë në burg në mënyrë të padrejtë?

Të gjithë faturat që SPAK ka paraqitur në dosjen hetimore janë fatura dhe akte të hetuara që prej vitit 2017. Pra, nuk ishte hera e parë që këto fatura hetoheshin.

E dyta si mundet të thuhet se këtu është vjedhur, është abuzuar, kur vetë vlerësuesi i emëruar nga SPAK, thotë se vlera e investimit për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, është më e madhe se vlera e kontratës.

E gjithë kjo dosje është dosje e stisur. E gjitha është një dosje e stisur nga prokurori i SPAK.

Prokurori quhet Klodian Braho.

Unë mendoj se e ka bërë për arsye që i ka shërbyer dikujt në politikë ose dikujt në privat. Që në momentin e parë kur kjo dosje është prezantuar në gjykatë, avokatët e mi kanë njoftuar se dosja është e ndotur, që do të thotë se është një dosje e bërë nga fillimi deri në fund në mënyrë fiktive dhe jokorrekte.

Provat janë vendosur ashtu sic ka dashur prokurori i SPAK, me qëllim për të më goditur mua dhe familjen time, për arsye të dikujt tjetër që ndoshta nuk ishte në dosje’, tha Meril Mërtiri.

dosja Klodian Braho mirel mertiri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.