Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Mes debateve për ‘Synny Hill’, Dua Lipa bën dedikimin e veçantë për babain e saj: Legjendë absolute

17:47 / June 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dua
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes urimeve të shumta në rrjetet sociale në “Ditën e Baballarëve” nuk mund të mungonte as ai i Dua Lipës.

“Dita e Baballarëve” nuk është një festë shumë e njohur në vendin tonë, por në shumë vende festohet ashtu si “Dita e Nënës”. Kjo festë u propozua për herë të parë nga Sonora Dodd në Washington në 1909 dhe në Shtetet e Bashkuara festohet çdo vit të dielën e tretë të qershorit.

E me atë rast këngëtarja me famë botërore ka publikuar në rrjetet sociale një foto të para shumë viteve kur ishte ende fëmijë, teksa Dukagjini e mban në krahë. “Gëzuar ditën e baballarëve legjendë absolute. Të dua!”- ka shkruar ajo krah fotos.

dua lipa 2

Më pas ka ndarë një tjetër foto krah të atit të shkrepur gjatë pushimeve të vitit të kaluar.

duaa lipa

Postimi i Duas vjen mes rrëmujës dhe debateve të shumta që shkaktoi në Shqipëri e Kosovë transferimi i “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.  Vetë Dua Lipa ka zgjedhur të heshtë. I vetmi reagim i saj ka qenë ripostimi i lajmërimit të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram ku shkruhej rreth ndryshimit të vendndodhjes.

Babai i saj pas letrës publike, ku ia delegonte gjithë fajin qeverisë së Kosovës, nuk i është përgjigjur asnjë aludimi apo pikëpyetjeje tjetër. Duke marrë parasysh përmasat e kësaj çështjeje, pritet që shumë përgjigje të jepen në gusht, kur Festivali të mbahet. Por, deri atëherë, ende shumë gjëra mbeten të paqarta.

Babai dedikim Dua Lipa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.