Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mes lotësh, Fifi debaton me Granitin: Jam duke të penalizuar, mos fol më

16:44 / November 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Graniti dhe Fifi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fifi dhe Granit Cana po komentoheshin prej ditësh se mes tyre mund të lindte diçka më shumë se thjesht miqësi brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ata kanë shfaqur herë pas here afrimitet mes tyre, gjë që i ka nxitur këto zëra. Në këtë raport mes dyshes nuk ka munguar as xhelozia nga ana e Fifit.

Madje, prej ditësh është pritur gjithashtu që dyshja të shkëmbejë një puthje në buzë, gjë që nuk ndodhi kurrë.

Për më tepër, gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë para pak kohësh në “Big Brother VIP”.

Graniti vendosi të sqarojë marrëdhënien e tij me Fifin. Ai është shprehur se e do shumë si person, por s’e sheh të ndodhë diçka mes tyre.

“I thashë që e dua shumë si person, por s’mund të ndodhi diçka mes nesh”, ka pohuar Graniti teksa i ka treguar banorëve situatën.

Pas kësaj deklarate, Fifi nuk është ndjerë aspak mirë, derisa është sqaruar me Granitin. Ky i fundit i ka thënë se nuk ndjen asgjë as për vajzat që janë pjesë e “BBV” dhe të dy kanë vendosur që të jenë vetëm shokë.

Së fundmi, Graniti u përball mbrëmjen e djeshme me të ëmën, e cila i dha një mesazh që siç duket sillej rreth marrëdhënies me Fifin.

“Dil nga guaska, ky nuk është Graniti që njohim. Lundro lirshëm, bisedo, bëj qejf, argëtohu.”

Duket se këto fjalë e kanë prekur shumë Fifin, e cila i ka marrë si një mesazh që futbollisti të distancohet prej saj.

Së fundmi, ajo është përlotur dhe i ka kërkuar që t’i rrijë larg.

“Granit jam duke të penalizuar. Erdhi nëna jote ta tha muhabetin që kam 1 muaj që ta them. Pse s’më kupton se shqip po të flas. Me mua mos fol më!”, tha Fifi.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

fifi graniti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.