Loredana është përfolur së fundmi se është bërë “mollë sherri” mes Noizy-t dhe Mozzik-ut. Dy reperët, të cilët sollën disa muaj më parë një duet të suksesshëm, i kanë dhënë fund miqësisë, gjë që u provua dhe nga fshirja e hitit “Bonjour Madame” në Youtube.
Ishte Noizy, i cili hodhi poshtë këto spekulime, ku theksoi se mes tij dhe Loredanës nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi. Sa i përket raportit me Mozzik-un, ai theksoi se kishte ardhur për arsye biznesi dhe se Loredana nuk kishte të bënte aspak me këtë.

