Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Mesatarja që duhet për të konkurruar në të gjitha universitetet

16:23 / May 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
universitetet 1 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Per programet e studimit per 2022 kerkohet mesatarja si me poshte:

Në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, mund të konkurrojnë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë minimalisht me notë mesatare 6.5.
Në degët e gjuhëve të huaja do të mund të konkurrojnë vetëm maturantët dhe kandidatët e tjerë që disponojnë një mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 7.
Edhe për degët e mësuesisë në garë mund të përfshihen të gjithë maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme jo më të ulët se sa nota 7.5.
Universiteti i Mjekësisë ka vendosur që për të garuar në degët për programet e teknikës dentare dhe higjienist dentar duhet një mesatare mbi notën 7, për degët logopedi, teknik laboratori, teknik imazherie, mami, fizioterapi, infermieri e përgjithshme duhet notë mbi 7.5, për degën e shëndetit publik duhet mesatare e gjimnazit mbi notën 8, si dhe për degët siç janë: mjekësia, farmacia, dhe stomatologjia në garë mund të përfshihen vetëm kandidatët që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 8.5 dhe më lart.
Mesatarja nuk është kusht aplikimi për kandidatët që do të garojnë për degët universitare me karakter profesional.
Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si vijon: “mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore”. Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori

19:04 / August 14, 2026

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Studimi zbulon rolin e aromës së trupit

15:54 / August 10, 2026

Pesë fjali që nuk duhen injoruar, sinjalet se fëmija nuk ndihet më i sigurt me prindin

19:20 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.