Veshjet e mbretëreshës Elizabeth II tërhiqnin jo pak herë vëmendje. Në paraqitjet e saj publike, ajo zgjidhte kryesisht ngjyra të ndezura dhe të gjalla, për një arsye shumë të thjeshtë: që të dallohej në një turmë.
Megjithatë, përmes disa veshjeve ajo përcillte edhe mesazhe të fshehta. Le të rishikojmë disa nga veshjet ikonike të Mbretëreshës që kanë mbartur një kuptim të fshehtë.
1. Fustani i nusërisë së mbretëreshës Elizabeth

Sipas shumë dokumentarëve dhe stafit të pallatit, fustani i nusërisë së mbretëreshës kishte një mesazh shumë të veçantë.
Kur Mbretëresha u martua me Princin Philip, Britania ishte ende duke u rikuperuar nga humbjet ekonomike të luftës dhe të paguante për një fustan të tillë ishte e vështirë. Kështu që Mbretëresha përdori pullat e saj ushqimore të dhëna nga qeveria, së bashku me disa të dërguara nga gratë në të gjithë vendin, për të paguar fustanin.
Fustani prej sateni përmbante shumë lule pranverore të cilat përcillnin një mesazh shprese dhe rinovimi për shtetasit britanikë në atë kohë.
2. Veshja e Mbretëreshës Elizabeth pas Brexit

Menjëherë pasi Britania e Madhe votoi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, Mbretëresha mori pjesë në Parlamentin e parë inaugurues në 2017, menjëherë pasi vendimi u bë publik. Ajo ishte veshur në blu dhe të verdhë, ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian. Shumë besojnë se mesazhi që Mbretëresha dëshironte të përcillte ishte mosmiratimi i vendimit.
3. Veshja e Mbretëreshës për fjalimin e saj para kombit lidhur me COVID-19

Mbretëresha zgjodhi një veshje të gjelbër për t’iu drejtuar kombit pasi pandemia u përhap vrullshëm në të gjithë botën. Shumë thonë se ngjyra jeshile u zgjodh prej saj për të simbolizuar rritjen dhe rinovimin.
4. Kurora e kuqe rubin e mbretëreshës kur u takua me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump

Familja mbretërore është gjithmonë neutrale kur bëhet fjalë për politikën, por Mbretëresha në disa raste ka dërguar një mesazh përmes veshjes së saj nëse ajo miraton apo nuk miraton një vendim apo person të caktuar.
Kur Mbretëresha u takua me Donald Trump, ajo vendosi një kurorë të kuqe rubin.
Përshtati: TiranaNews
