Dojna Mema u bë nënë më 20 gusht të këtij viti, duke iu dedikuar këtij roli me kohë të plotë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, teksa herë pas here ajo komunikon me ndjekësit e saj në “Instagram”. Së fundmi ajo ka publikuar në “Instastory” një reagim për atë që e quajmë bukuri natyrale.
“Bukuria vjen në të gjitha format dhe ngjyrat. Janë të gjitha copëzat tona që na bëjnë autentikë, të veçantë e shumë herë më të bukur sesa standardet e pavërteta të estetikës që ofrohen sot”, ka shkruar mes të tjerash Dojna.