Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mesazhi i Fugës: Kërkesa për dorëheqje të parevokueshme e Bashës do të ishte një gafë politike e PD! Duhet të largohet e gjithë Kryesia

22:24 / May 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fuga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akademiku Artan Fuga shprehet hapur se është gafë e madhe që Këshilli Kombëtar ti kërkojë sot dorëheqjen e parevokueshme, kryetarit të PD, Lulzim Bashës.

Sipas tij, dorëheqjen sot “kolektivisht duhet ta japi kryesia! Këshilli e pranon ose jo!.”

Reagimi i plotë i Artan Fugës

Kërkesa për dorëheqje të parevokueshme të z. Basha do të ishte një gafë politike e PD

Postimi i Fugës:

Do të ishte një gafë e madhe që Keshilli Kombëtar i PD të kërkonte sonte dorëheqjen e parevokueshme të z. Lulzim Basha. E para, sepse përjashtimi nga kandidimi nuk i shëben fare demokratizimit të partisë demokratike, sepse është një akt përjashtimi. E dyta sepse nëse ka përgjegjësira në atë parti, dhe unë vazhdoj të mendoj se ka, pavarësisht zgjedhjeve antidemokratike të 25 prillit, ato janë kolektive. Po deshët i numurojmë. E treta sepse përderisa në 13 qershor bëhen zgjedhjet për kryetarin, të gjithë kandidatët mund dhe duhet të konkurojnë lirshëm para partisë. Por vota të numurohet si duhet, jo si në 25 prill. Komisioni duhet të ketë antarë nga të gjithë kandidatët. Demokratizimi nuk është përçarje. Askush nuk mund të thotë se meqë kishim përballë shtetin nuk ka të tjerë që mund ta bëjnë më mirë punën. Por besimin e jep vota e partisë, madje edhe elektorati, jo me akte përjashtimi si biroja. Ne duhet të shkëputemi nga ajo kulturë staliniste ngado që të vijë. Zoti Lulzim Basha ka shansin ta demokratizojë partinë, ta shohi realitetin në sy, sikurse kandidatët të dalin me platforma politike t’i shohë e gjithë shoqëria se çfarë propozojnë më mirë!

Dorëheqjen sot kolektivisht duhet ta japi kryesia! Këshilli e pranon ose jo!

gafe largohet mesazhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.