Vuajtjet dhe lotët e Nadias dhe Faikut duket se mbaruan, pas surprizës së papritur të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.
Gjyshja e tyre Pupi siç e qujnë nipërit nuk mund ta imagjinonte kurrë se ne momentin kur po përshëndeste Elvisin ajo do futej në banesën e re që ndodhet një kat poshtë banesë së Erjonës. Gjithçka ishte e papritur dhe surprizë.
Në studio Sidriti tha se banesa u gjet në kohë rekord madje në një kat poshtë banesës së Erjonës. Shtëpia u mobilua falë donacioneve të shqiptarëve.
Ka qenë një shqiptar me banim në Shtetet e Bashkuara i cili ka dhuruar gjysmën e shumës pra 20.000 dollarë për të blerë banesën në fjalë. Donatori kishte vetë të bijën dhe vendosen që Nadian ta kishin si vajzën e tyre dhe t’i mundësojnë bashke me shqiptaret e tjerë te kenë një shtëpi.