Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me ditën e votimit ku shprehet se përtej ndasive shqiptarët sot duhet të shprehin me votë bindjet tyre të ndryshme.
“Mirëmëngjes le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, tha ai.
