Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama i është bashkuar nismës së disa aktivisteve të të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Videoja ka mesazhe sensibilizuese me në fokus promovimin e brezit të ri të vajzave.
“Iu bashkova me shumë kënaqësi videos ndërgjegjësuese në kuadër të fushatës #hapiudhëvajzave”, nëpërmjet së cilës përcjellim mesazhin se çdo grua apo vajzë e suksesshme sot me arritjet e saj mund të mbështesë brezin e ri të vajzave që po rriten”,- tha ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Në video shihen bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, deputetja Rudina Hajdari, kandidatja për deputete, inxhinierja Luljeta Bozo, apo dhe aktoret e njohura Marjana Kondi dhe Ema Andrea.