LeBron James i Los Angeles Lakers ka thyer heshtjen. Një mesazh prekës i të përzgjedhurit të Kobe Bryant me të cilin ishin miq të mirë.
“Nuk jam gati por po e provoj. Shkruaj por vijoj të qaj duke menduar për ty dhe mbesën time Gigi. Të dua shumë vëllai i madh deh të premtoj që do të çojë para trashëgiminë tënde. Të lutem më jep forcë nga lart dhe kujdesu për mua”, shkruan mes të tjerash LeBron.
Ndërkohë që skuadra kalifornaien bën të ditur se derbi me Clippers do të bëhet dhe “është një moment i vështirë për të gjithë”.
POSTIMI I LEBRON
“Nuk jam gati po po e provoj. Jam këtu i ulur dhe kërkoj të shkruaj diçka por sapo nis të shkruaj filloj të qaj duke menduar për ty dhe mbesën time Gigi dhe miqësinë/lidhjen/vllazërinë që kishim! Dëgjova lehtësisht zërin tënd të dielën në mëngjes para nisjes sonë nga Filadelfia për tu kthyer në Los Angeles. Nuk do e mendoja kurrë se ajo do të ishte biseda jonë e fundit. Kam zemrën e thyer dhe jam i dëshpëruar vëllai im. Të dua shumë vëllai i madh. Ngushëllimet e mia për Vanesën dhe vajzat. Të premtoj që do të çojë para trashëgiminë tënde. Je shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, sidomos për Lakers dhe tani kam peshën e përgjegjësisë mbi shpatulla për të ecur para. Të lutem, më jep forcë nga lart dhe kujdesu për mua. Tani jemi këtu. Ka kaq shumë gjëra të tjera që dua të të them por tani nuk mundem. Derisa të takohemi sërish”.