Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mesazhi sensibilizues i agjencisë së funeralit: Mos u vaksionin, shihemi së shpejti

09:40 / September 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fugonit 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një kamion me emrin e një shtëpie funerale të shkruar mbi të qarkulloi fundjavën e kaluar pranë një stadiumi të futbollit amerikan, në Sharlot, ku Carolina Panthers ndesheshin me Neë Orleans Saints. Ajo që befasoi të gjithë ishte se përveç emrit të kompanisë, në mbi kamion ishte shkruar me germa të mëdha edhe mesazhi “Mos u vaksinoni!”.

Por, siç u zbulua më vonë, ky nuk ishte mesazhi ogurzi i një biznesi për të bërë më shumë “klientë”. Në një kohë ku në SHBA ka ende ngurrim për marrjen e vaksinës kundër koronavirusit, shumë njerëz po përpiqen të gjejnë mënyra të zgjuara për t’u mbushur mendjen bashkëkombësve të tyre që të vaksinohen. Deri tani, vetëm 54,7% e popullsisë totale amerikane është e vaksinuar plotësisht.

Por një agjenci marketingu në Sharlot, vendosi të lërë mënjanë strategjitë tradicionale, për të realizuar një fushatë pro vaksinimit tepër të veçantë. Shtëpia funerale “Wilmore” në fakt nuk ekziston dhe nëse klikon linkun e faqes së saj në internet shkon në një faqe ku jepen shpjegime për të kundërtën e asaj që shkruhet në kamion.

“Vaksinohuni tani!”, shkruhet në faqen e internetit, “nëse nuk e bëni, shihemi së shpejti”. Edhe pse ka doza humori në këtë fushatë, kompania e marketingut “BooneOakley”, thotë se gjërat janë shumë serioze. “Donim të bënim diçka, për ta parë problemi nga një tjetër këndvështrim, që mund t’i shokojë njerëzit nëse e mendojnë”, tha për CNN drejtori i agjencisë, David Oakley.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.