Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Astrit Ajdarevi, ka futur në “sherr” 2 klubet suedeze, atë të Goteborgut dhe Djugardenit. Shkak është bërë transferimi i tij tek këta të fundit, teksa në një prononcim për mediat, trajneri i Goteborgut, pretendon se skuadra e Djugardenit prishi rregullat financiare duke ofruar 2 herë më shumë para për transferimin e shqiptarit.
“Nuk është sekret se Ajdareviç ishte një lojtar që treguam interes në merkaton e verës. Klubi ynë bëri një ofertë të denj në treg, por kur një klub tjetër dyfishon ofertën, atëherë është e vështirë të vijosh diskutimin”, u shpreh trajneri Poja Asbagi.
Ndërkohë nuk mund të mungonte kundërpërgjigja nga drejtuesit e Djugardenit. Në prononcimin e tij, drejtori sportiv, Anderson, pretendon se ofera për mesfushorin e Kombëtares shqiptare ka qenë e arsyeshme dhe nuk janë prishur rregullat financiare.
“Mendoj se Poja është i pasjellshëm. Kemi punuar shumë gjatë pesë viteve të fundit për të krijuar burime të mira, por ne kemi parimet tona në rekrutimin e lojtarëve. Ajdareviç ishte i vetëdijshëm se Djurgarden ishte klub që dëshironte të luante. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi atë këtu”, u shpreh drejtori sportiv i Djugarden.