Barcelona është zgjuar dhe duket se tashmë kërkon me çdo kusht që të bëhet protagoniste të paktën në La Liga duke fituar trofeun. Skuadra e drejtuar nga Ronald Kuman po ecën me ritmin e duhur në kampionat dhe pak nga pak ka shkurtuar diferencën që dukej e parikuperueshme ndaj Atletiko Madrid kryesues.
Skaduar katalanase sot ka fituar 4-1 përballë Hueska, me një Mesi të pakapshëm që u shfaq përsëri vendimtar me perlat e tij. Argjentinasi i dha avantazhin skuadrës me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zonës, duke dërguar topin në trekëndësh. Një perlë e rrallë, por që disa minuta më vonë u kopjua nga Antuan Grizman me një gol identik. Katalanasit goditën dy herë traversën me Alba dhe De Jong, por në fund të pjess sëparë e panë ndeshjen të hapur plotësisht, pasi Mir Visente shënoi golin e-2-1 me një penallti.
E megjithatë, qetësia do të kthehej shumë shpejt, kur Mesi me një harkim në zonë gjeti Mingueza, i cili shënoi golin e 3-1. Katalanasit vendosën ndeshjen në shinat që dëshironin duke mos u lënë shumë hapësira kundërshtareve, ndërsa Mesi në fund i vuri kapakun ndeshjes me golin e katërt, ndërsa çoi në 21 bilancin e tij personal për këtë kampionat.
Por ajo që është më e rëndësishme, kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje për t’u luajtur, avantazhi i Atletikos ndaj katalanasve është vetëm 4 pikë dhe La Liga duket më e hapur se kurrë.