Publikimi i vlerave që përfiton argjentinasi nga kontrata e re është kthyer në diskutimin e ditës në Spanjë dhe jo vetëm
Publikimi i kontratës së Lionel Mesit nga e përditshmja spanjolle “El Mundo”, ëstë cështje e ditës që prej atij momenti. Pas nënshkrimit të kontratës katër vjeçare më 2017, vlera e saj ishte 555 milionë euro dhe se kjo kontratë do të skadojë në verë.
Megjithatë, jo të gjitha këto para do të shkojnë në xhepin e Messi pasi që deri me tani Messi do të paguajë në total 370 milionë euro taksa për periudhën 4-vjeçare.
Kjo shifër përfshin taksën në të ardhura që është 275 milionë euro, plus taksa të tjera. Nga të ardhurat e tij fikse prej rreth 138 milionë euro në vit, Messi ka paguar 70 milionë euro taksa çdo vit. Kjo bën që Messi të jetë njëri prej kontribuuesve më të mëdhenjë si individ në buxhetin financiar të Spanjës.