Debat i ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Robert Rakipllari, lidhur me akuzat në gazetën e këtij të fundit se Rama lëviz me makinë të blinduar.

Kryeministri Rama tha se edhe atentati por edhe akuzat për makinën e blinduar janë të shpikura ndërsa gazetarit iu drejtua duke thënë “të mësojë çfarë është gazetaria”.

“Lajmi kryesor, gazeta më e madhe në vend, dhe ti i thua shqiptarëve atentat, iku me makinë të blinduar. Këto janë atentate që i krijoni ju, makinat i krijoni ju. Dhe pastaj duhet të mësojë Rakipllari ça është gazetaria. T’i kur i thua publikut “sipas opozitës iku me makinë të blinduar”, ti bën gjysmë mëkat”, u shpreh Rama në emisioni “Opinion”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here