Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mësojeni fëmijën të mos përdorë pelenat brenda tre ditësh

17:03 / May 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pelenat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas pediatrëve, kjo është një statistikë e përgjithshme, edhe pse mund të ketë raste që diferencohen.

Disa prej tyre mund të mësojnë në një periudhë prej 3-4 javësh, ndërsa disa të tjerë duan më shumë kohë. Por teknika e famshme Fellom ndihmon fëmijët tuaj të heqin dorë nga pelenat dhe të mësojnë përdorimin e oturakut brenda 3 ditësh.

Vendosni disa oturakë plastikë në të gjitha dhomat e shtëpisë dhe ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

Dita e parë: Lëreni fëmijën zhveshur nga mesi e poshtë gjithë ditën. N.q.s ju thotë se ka nevojë të kryejë nevojat personale, këshillojeni të përdorë oturakun në dhomën më të afërt. Bëni disa ndryshime në regjimin e zakonshëm ushqimor, si për shembull jepini të hajë ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji ose kripe. Kjo gjë do e nxisë të përdorë më shpesh tualetin.

Merreni fëmijën në banjo me ju dhe tregojini të gjithë hapat që duhet të ndjekë para se të përdorë WC-në. Fëmijët mësojnë shumë shpejt kur u tregoni shembuj konkretë. Rikujtojini që është mirë të shkojë në tualet para gjumit të drekës dhe të darkës. Gjatë gjumit përdorni pelena që të mos rrezikoni ndonjë incident.

Dita e dytë: Dita e dytë është një vazhdimësi e të parës, por me disa ndryshime të vogla. Nxirreni fëmijën shëtitje rreth e rrotull shtëpisë ose në lagje, por para se ta bëni këtë këshillojeni të shkojë në tualet.

Ky veprim do e mësojë që të shkojë në të ardhmen vetë në banjo. Kur të dilni jashtë mos i vendosni pelena, në momentin e parë që do të dojë të shkojë në banjo do të kërkojë të kthehet në shtëpi. Jepini të pijë sa më shumë ujë dhe lëngje.

Dita e tretë: Gjatë ditës së tretë, vazhdoni me po të njëjtin regjim, por shtoni oraret e shëtitjes, këshillon Living. Sa herë që fëmija del jashtë këshillojeni të përdorë tualetin. Tashmë kur të ktheheni në shtëpi, ai do e dijë se ku duhet të shkojë.

Ky proces i sjelljeve të fituara nuk vepron njëlloj me të gjithë fëmijët. Në qoftë se nuk funksionon, duhet të prisni rreth 6 deri në 8 javë për ta provuar përsëri.

pelenat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026

Në 17:00 nis Kuvendi/ Presidenti mesazh deputetëve: Energjia qytetare të ushqejë dialogun

17:00 / September 8, 2026

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën

15:56 / September 8, 2026

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.